Basir Çollaku: Mungesa e pjesëmarrjes në protesta lidhet me shpopullimin – qytetarët duhet të bëhen vetë ndryshimi

Data

Gazetari dhe analisti Basir Çollaku ka komentuar pjesëmarrjen e ulët në protestat e organizuara nga Partia Demokratike, duke theksuar se fenomeni i shpopullimit po ndikon drejtpërdrejt tek mobilizimi qytetar.

Sipas tij, largimi masiv i shqiptarëve – veçanërisht i shtresës që tradicionalisht ka mbështetur PD-në – ka krijuar boshllëk të madh shoqëror dhe elektoral. Çollaku u shpreh se qytetarët janë përballur me mungesë punësimi dhe presione të vazhdueshme ekonomike, çka ka sjellë largimin e tyre drejt emigracionit.

“Mungesa e pjesëmarrjes në protestë lidhet me shpopullimin. Nuk duhet ta masim opozitën me metrat katrorë. Janë përzënë qytetarët dhe shpopullimi ka prekur më shumë demokratët, për shkak të mungesës së punësimit”, deklaroi ai.

Duke komentuar protestat para kryeministrisë, Çollaku theksoi se qytetarët nuk duhet të presin ndryshimin vetëm nga PD, por duhet të ndërgjegjësohen për rolin e tyre aktiv në shoqëri.

“Qytetarët nuk duhet të presin ndryshimin nga PD, por duhet të bëhen ata ndryshimi. Përpjekja serioze për ta shkatërruar PD është fakt”, shtoi analisti.

Ai u shpreh kritik edhe ndaj faktorëve të jashtëm politikë, duke përmendur ndikimin e diplomatëve të huaj në jetën politike shqiptare dhe perceptimin se orientimi i tyre mund të ketë ndikuar tek votuesit.

Sipas Çollakut, situata aktuale kërkon angazhim real, të drejtpërdrejtë dhe të përditshëm nga qytetarët, të cilët shpesh ndihen të dorëzuar përballë realitetit politik dhe ekonomik në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related