Berisha akuzon Ballukun: “Si ministre administroi 12 miliardë euro, mbi 10 miliardë janë zhdukur”

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës së pezulluar nga detyra, Belinda Balluku. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha deklaroi se ministrja ka administruar fonde kolosale gjatë viteve në qeveri, duke u shprehur se shumica e tyre janë “zhdukur”.

Sipas tij, Balluku ka menaxhuar rreth 12 miliardë euro gjatë mandatit të saj, ndërsa “mbi 10 miliardë euro janë zhdukur pa nam e pa nishan”. Berisha pretendoi se këto fonde janë keqpërdorur dhe kanë përfunduar në skema korruptive.

Ai u ndal edhe te çështja e hetimeve ndaj saj, duke thënë se një prokuror që guxoi të hapte procedim penal ndaj Ballukut është përballur me presione, ndërsa zonja Balluku, sipas tij, ka pranuar “gjithçka përmes mesazheve”.

Në deklaratat e tij, Berisha përfshiu edhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai është “emri i parë” në aferat e dyshuara, përfshirë projektin e tunelit të Llogarasë, që Berisha e cilësoi si një çështje me “hajdut kryesor”.

Berisha theksoi se, sipas tij, Balluku nuk është larguar “duarbosh”, dhe se shumë të tjerë kanë përfituar nga aferat e pretenduara, duke shtuar se ajo ka zbatuar porositë e kryeministrit.

Akuzat e Berishës vijnë në një moment kur Balluku është pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, në kuadër të hetimeve të SPAK për veprimtarinë e ministrisë që ajo drejtoi për vite me radhë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related