Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës. E moshuara jetonte vetëm dhe sipas informacioneve paraprake, dyshohet se kishte humbur jetën prej disa ditësh.
Policia është njoftuar nga fëmija i saj, i cili kishte shqetësim pasi nuk kishte arritur ta kontaktonte për disa kohë dhe nuk e kishte parë të lëvizte nga banesa.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Hetimet po vijojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
