Trump i pakënaqur me Zelensky-n: “Nuk ka lexuar ende planin e paqes me Rusinë”

Data

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke deklaruar se ky i fundit nuk ka lexuar ende propozimin e Shtëpisë së Bardhë për një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë.

Deklarata u bë gjatë ceremonisë së “Kennedy Center Honors”, ku Trump u pyet nga gazetarët mbi përparimin e negociatave.

“Po flasim si me Putinin, ashtu edhe me udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelensky-n,” tha presidenti amerikan. “Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që ai nuk e ka lexuar ende propozimin. Mendoj se Rusia është dakord. Nuk jam i sigurt për Zelensky-n, megjithëse njerëzve të tij u pëlqen.”

Ndërkohë, presidenti ukrainas ka reaguar në një postim në rrjetet sociale duke konfirmuar se ka zhvilluar bisedime me Stephen Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët po shërbejnë si ndërmjetës në proces.

“Shtetet e Bashkuara e njohin qartë pozicionin bazë të Ukrainës. Biseda ishte konstruktive, edhe pse jo e lehtë. Ne po vazhdojmë punën,” deklaroi Zelensky.

Dallimet në qëndrimet e dy udhëheqësve tregojnë se rruga drejt një marrëveshjeje paqeje mbetet ende e pasigurt, ndërsa lufta vazhdon të dominojë agjendën ndërkombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related