Anis Mehmeti shkëlqen, por Bristol City humbet rastin e artë: shoku i skuadrës gabon me portën bosh

Data

Bristol City u mund në shtëpi nga Millwall, në një ndeshje të vlefshme për javën e 19-të të Championship, e cila u zgjidh nga goli i Ivanoviç në minutën e 59-të. Humbja erdhi si goditje e fortë për skuadrën, e cila tashmë ka zbritur jashtë zonës së “play-off”-it për herë të parë këtë sezon.

Një nga momentet më dramatike të takimit erdhi kur Anis Mehmeti, një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Bristol City-t, krijoi një aksion perfekt që mund të kishte sjellë barazimin. Futbollisti shqiptar krosoi saktë në zonë, por sulmuesi Ris humbi një mundësi të pabesueshme me portën bosh, duke shuar shpresat e ekipit për të marrë një pikë të vlefshme.

Mehmeti ka qenë një nga lojtarët më në formë të Bristol City-t për edicionin e dytë radhazi, duke u bërë gjithnjë e më i rëndësishëm për skuadrën. Megjithatë, përpjekjet e tij individuale nuk kanë mjaftuar për ta mbajtur ekipin në ritmin e duhur në garën drejt Premier League.

Të kuqtë duhet të rikuperohen shpejt, pasi humbje të tilla peshë rëndojnë në rrugën e gjatë dhe të vështirë për një vend në elitën e futbollit anglez.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related