Gigi Hadid dhe Bradley Cooper japin deklaratat e para së bashku gjatë një daljeje publike

Data

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper kanë dhënë për herë të parë deklarata të përbashkëta në publik, teksa u kapën në befasi nga influenceri i njohur amerikan, David Carmi, i cili njihet për intervistat e tij spontane në rrugët e Nju Jorkut me njerëz të panjohur dhe VIP.

Carmi iu afrua çiftit për pyetjen e tij të famshme: “Çfarë ju jep vetëbesim?”

Gigi Hadid u përgjigj me buzëqeshje:

“Të ndihem e lumtur.”

Ndërsa Bradley Cooper dha një përgjigje po aq të shkurtër sa domethënëse:

“Të jem gjallë.”

Influenceri kërkoi më pas një këshillë vetëbesimi për ndjekësit e tij. Hadid u përgjigj:

“Merreni ditë pas dite.”

Pamjet u publikuan në Instagramin e Carmit dhe u bënë virale në pak orë, duke shënuar një tjetër paraqitje publike të çiftit, pas asaj në ndeshjen Philadelphia Eagles – Detroit Lions më 16 nëntor.

Nga thashethemet te daljet publike

Spekulimet për një romancë mes Gigi Hadid dhe Bradley Cooper nisën në tetor 2023, kur të dy u fotografuan duke darkuar në Nju Jork. Për muaj të tërë, dyshja mbajti një profil të ulët, duke shmangur komentet për jetën e tyre private.

Në maj, Hadid ndau në rrjetet sociale fotografinë e parë me Cooper, një moment i ëmbël që konfirmoi publikisht lidhjen e tyre. Po në të njëjtin muaj, ata u kapën së bashku në festimet e ditëlindjes së modeles, ku Gigi u fotografua duke e puthur partnerin.

Dalja e tyre e fundit me David Carmi duket se shënon një hap tjetër drejt normalizimit të paraqitjeve publike të çiftit – duke u shfaqur të qeshur, të relaksuar dhe më të hapur se kurrë më parë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related