E rëndë në Greqi: Pit bulli sulmon për vdekje fëmijën 18-muajsh të një shqiptari! Vogëlushi po luante në oborrin e shtëpisë

Data

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e Agios Leontas në ishullin Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë vetëm 18 muajsh, me baba shqiptar dhe nënë britanike, humbi jetën pasi u sulmua nga qeni i familjes, një pit bull.

Sulmi fatal ndodhi në oborr, teksa fëmija po luante

Sipas “Protothema”, vogëlushi ishte duke luajtur në oborrin e banesës kur iu afrua qenit të familjes. Për arsye ende të paqarta, pit bulli e sulmoi me egërsi, duke i shkaktuar plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit.

Prindërit e tmerruar telefonuan urgjencën pak pas orës 13:00 dhe fëmija u transportua menjëherë në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin; ai u shpall i vdekur sapo mbërriti.

Fëmija ishte bir i një shqiptari dhe një britanikeje

Çifti jeton prej vitesh në Zakynthos dhe është shumë i njohur në komunitet. Lajmi ka shkaktuar një tronditje të thellë në zonë, ku fqinjët përshkruajnë familjen si të qetë dhe të përkushtuar ndaj fëmijës së tyre.

Autoritetet kanë nisur hetimet – prindërit mbahen nga policia

Policia ka nisur një hetim të plotë për rrethanat e ngjarjes, ndërsa prindërit janë shoqëruar në komisariat, siç ndodh zakonisht në raste vdekjeje të një të mituri, për të sqaruar të gjitha detajet.

Ndërkohë, pit bulli është marrë nën kontroll nga autoritetet veterinarë.

Tragjedia ka hapur sërish debatin në Greqi për mbajtjen e racave të rrezikshme të qenve në ambiente familjare, sidomos pranë fëmijëve të vegjël.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related