E rrallë në futbollin turk! Skandali i basteve lë pa lojtarë Jeni Malatiasporin, ndeshja anulohet para nisjes

Data

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në futbollin turk, ku ndeshja mes Jeni Malatiaspor dhe Isparta 32 Spor, e vlefshme për kategorinë e tretë, nuk u zhvillua sipas planit.

Takimi ishte parashikuar të startonte në orën 12:00, por skuadra vendase, Jeni Malatiaspor, u paraqit në fushë vetëm me 7 lojtarë, minimumi i lejuar për të nisur një ndeshje.

Shkaku? Skandali i basteve

Sipas raportimeve, 7 futbollistë të Jeni Malatiaspor janë pezulluar për shkak të përfshirjes në një skandal të madh bastesh sportive. Situata ka bërë që klubi të mos arrijë të plotësojë numrin e nevojshëm të lojtarëve për të zhvilluar ndeshjen.

Vendimi i arbitrit: Ndeshja nuk mund të luhet

Arbitri Ahmeti Resuloglu vendosi të mos e startojë ndeshjen, duke u konsultuar me delegatin e takimit dhe rregulloret e federatës. Kjo situatë e paprecedentë në futbollin turk pritet të marrë vendim zyrtar nga federata në orët dhe ditët në vijim.

Federata pritet të vendosë për fatin e ndeshjes

Ende nuk është bërë publik vendimi se nëse do të:

  • shpallet humbje në tavolinë për Jeni Malatiasporin,
  • shtyhet ndeshja për një datë tjetër,
    apo
  • do të ketë sanksione të tjera për klubin.

Skandali i basteve dhe pezullimet e shumta kanë futur në krizë klubin turk, duke u bërë një prej ngjarjeve më të pazakonta të këtij sezoni.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related