Elizabeta Krivonogi, vajza që besohet të jetë fëmija jashtëmartesës i presidentit rus Vladimir Putin, është përballur në rrugët e Parisit me një gazetar ukrainas, në një incident të pazakontë që ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.
22-vjeçarja, e cila jeton në kryeqytetin francez, u ndalua nga gazetari i cili iu drejtua menjëherë me akuza të rënda:
“Tre javë më parë, babai yt vrau vëllain tim. Si mund të jetosh në Evropë, këtë kontinent që ai e quan ‘GayEurope’?”
Krivonogi iu përgjigj me qetësi:
“Nuk ke leje të më qëllosh”.
Por gazetari vazhdoi presionin, duke e pyetur nëse ajo mbështet veprimet e të atit në Ukrainë. Elizabeta tentoi të distancohej:
“Çfarë lidhje ka kjo me mua?”
Gazetari u përgjigj prerë:
“Ai është babai yt. Më e pakta që mund të bësh është ta telefonosh dhe t’i thuash të ndalojë bombardimet. Mund të vish në Kiev e të bëhesh mburojë njerëzore, më mirë se raketat Patriot.”
22-vjeçarja reagoi:
“Si e imagjinon që mund të shkoj tani?”
“Unë mund të të blej biletë, me paratë e mia”, vijoi gazetari.
Por Elizabeta, e dukshëm e sikletosur, përfundoi bisedën me një frazë të shkurtër:
“Për fat të keq, nuk mund të ndihmoj”.
Kush është Elizabeta Krivonogi?
Elizabeta lindi në vitin 2003 dhe, sipas hetimeve të medias ruse Proekt, është vajza e një marrëdhënieje të dyshuar midis Putinit dhe Svetlana Krivonogit, dikur punonjëse e shtëpisë presidenciale.
- Putin nuk përmendet në certifikatën e lindjes, por mbiemri “Vladimirova” përkthehet “vajza e Vladimirit”.
- Në 2021, Alexei Navalny publikoi profilin e saj në Instagram, ku tregoheshin udhëtime luksoze dhe një jetë me shpenzime të majme — të cilat Navalny i quajti “pasuri e lidhur me kreun e Kremlinit”.
Ky incident në Paris ka ndezur sërish debatin për jetën luksoze të fëmijëve të oligarkëve dhe njerëzve të pushtetshëm rusë, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të shkaktojë viktima çdo ditë.
