Shtëpia e Bardhë: Trump në shëndet të shkëlqyer, analizat rezultojnë perfekte

Data

Shtëpia e Bardhë publikoi sot raportin e plotë mjekësor të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke konfirmuar se ai gëzon shëndet të shkëlqyer dhe se të gjitha testet diagnostike, përfshirë skanimin me rezonancë magnetike, kanë rezultuar “plotësisht normale”.

Rezultatet vijnë pas javësh spekulimesh mbi gjendjen shëndetësore të presidentit, veçanërisht pasi u zbulua se ai i ishte nënshtruar një MRI-je në tetor, një ekzaminim jo tipik për kontrollet rutinë.

Të gjitha analizat, “të pastra” — sistemi kardiovaskular në gjendje optimale

Sipas raportit që mban firmën e mjekut personal të presidentit, Dr. Sean Barbabella, testet e fundit nuk treguan asnjë shenjë shqetësuese.

“Sistemi kardiovaskular i Presidentit është në gjendje të shkëlqyer,” – thuhet në dokument.

Po ashtu, skanimi i organeve të barkut rezultoi të ishte krejtësisht normal, duke konfirmuar se:

  • organet kryesore janë të shëndetshme,
  • nuk ka prova të stenozës arteriale,
  • nuk ka inflamacion,
  • nuk ka mpiksje gjaku.

Raporti përshkruhet si një nga më pozitivët e publikuar gjatë mandatit të tij.

Pse u bë MRI-ja? Shtëpia e Bardhë qetëson opinionin

Pyetjet mbi arsyet e MRI-së u shtuan në media pasi u konsiderua një test i pazakontë për një vizitë kontrolli. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, u përgjigj:

“Burrat në moshën e presidentit përfitojnë nga teste të tilla. Ishte një masë paraprake, jo një procedurë për shkak të shqetësimeve shëndetësore.”

Ajo theksoi se testet u kryen për të garantuar monitorim të plotë dhe se rezultatet treguan stabilitet të plotë fizik.

79-vjeçari Trump, nën vëzhgim për shkak të moshës

Me presidentin që tashmë ka mbushur 79 vjeç, çdo ekzaminim mjekësor bëhet objekt i interesit publik dhe politik. Ekspertët vlerësojnë se transparenca e Shtëpisë së Bardhë synon të shuajë shqetësimet mbi mundësinë e problemeve të fshehura shëndetësore.

Raporti i publikuar sot i jep fund spekulimeve, duke deklaruar se parametrat e presidentit janë në normë dhe pa asnjë rrezik të momentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related