Protesta në Madrid: PP kërkon zgjedhje të parakohshme pas arrestimit të ish-ministrit

Data

Dhjetëra persona janë mbledhur këtë të diele në një demonstratë antiqeveritare në Madrid për të kërkuar zgjedhje të parakohshme të përgjithshme si dhe dorëheqjen kryeministrit, Pedro Sanchez. Protesta është thirrur nga Partia Popullore Konservatore (PP) e Spanjës nën sloganin “Ja ku është: Mafia apo demokracia?”.

Kjo protestë vjen tre ditë pasi një nga aleatët më të ngushtë të dikurshëm të Sanchez, ish-ministri i transportit Josr Luis Abalos, u la në paraburgim pasi po hetohet për një skemë të dyshuar ryshfeti për kontrata.

PP-ja vlerësoi se pjesëmarrja ishte 80,000 persona ndërsa delegati i qeverisë qendrore në rajon vlerësoi se gjysma e kësaj shume njerëzish kishin dalë në tubimin në Tempullin e Debodit në qendër të kryeqytetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related