Shpërthim tritoli në banesën e Gentian Dautajt në Vlorë, nëna e tij shpëton pa lëndime

Data

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur mëngjesin e sotëm lagjen “Partizani” në Vlorë. Lënda eksplozive ishte vendosur në derën e apartamentit të Gentian Dautajt, i njohur edhe si Gentian Zoto, i cili aktualisht ndodhet në burg duke vuajtur një dënim prej 35 vitesh për tentativën e vrasjes së Ines Hajrullës.

Sipas burimeve nga Policia Kriminale e Vlorës, Dautaj konsiderohet pjesë e grupit të njohur si “Çipurit”, i cili prej vitesh ka patur konflikte të vazhdueshme me grupin e Hajrullës. Përplasjet mes dy grupeve janë shoqëruar në të kaluarën me incidente të shumta kriminale.

Si ndodhi ngjarja

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se një person ka mbërritur në orët e vona të natës dhe ka vendosur sasinë e tritolit në derën e apartamentit. Në banesë ndodhej vetëm nëna 63-vjeçare e Dautajt, e cila fatmirësisht ka shpëtuar pa asnjë lëndim. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, kryesisht në portën e jashtme të banesës.

Vijojnë hetimet

Ndërkohë, çështja penale që përfshin Gentian Dautajn dhe persona të tjerë është kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, pas trajtimit nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Policia, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi zyrtar i policisë

Sipas komunikatës së Policisë së Vlorës:

“Specialistët referuan materiale në Prokurori pasi, më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën ‘Ali Demi’, lagjja ‘Partizani’, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related