Festa që përfundoi në tragjedi

Data

Një ditëlindje fëmijësh në qytetin Stockton të Kalifornisë së Veriut u shndërrua në një skenë të tmerrshme dhune, pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj të pranishmëve. Si pasojë, katër persona humbën jetën, ndërsa të paktën dhjetë të tjerë u plagosën, mes tyre edhe fëmijë.

Sipas autoriteteve amerikane, sulmi ndodhi mbrëmjen e së shtunës, pak para orës 18:00, në një restorant ku po mbahej festa e ditëlindjes. Ngjarja është cilësuar si një prej sulmeve më të rënda të këtij viti në zonën e San Joaquin.

Autori vazhdon të jetë në arrati

Policia ka bërë me dije se autori i dyshuar i sulmit është ende në arrati. Hetimet paraprake sugjerojnë se ngjarja mund të ketë qenë e synuar, duke ngritur pikëpyetje mbi motivet që çuan në këtë akt të dhunshëm.

Zëdhënësja e zyrës së sherifit të qarkut San Joaquin, Heather Brent, e përshkroi incidentin si “të pakonceptueshëm”, duke theksuar se viktimat përfshijnë si të rritur, ashtu edhe të mitur. Gjendja shëndetësore e personave të plagosur ende nuk është bërë e ditur.

Reagimet pas ngjarjes

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet. Jason Lee, zëvendëskryetari i bashkisë së Stockton, reagoi ashpër në rrjetet sociale:

“Jam i shkatërruar dhe i zemëruar nga lajmi për të shtënat masive në një festë ditëlindjeje të një fëmije. Një ditëlindje nuk duhet të jetë kurrë një vend ku familjet frikësohen për jetën.”

Edhe Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, është informuar mbi situatën dhe po ndjek nga afër zhvillimet, e ka cilësuar sulmin si “tronditës”.

Hetimet vazhdojnë

Autoritetet lokale po punojnë intensivisht për të mbledhur prova dhe për të përcaktuar motivin e sulmit. Restoranti ku ndodhi ngjarja është rrethuar nga policia, ndërsa dëshmitarët po merren në pyetje.

Komuniteti i Stockton, i goditur rëndë nga kjo tragjedi, kërkon zgjidhje për valën e dhunës me armë që po prek gjithnjë e më shumë Shtetet e Bashkuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related