Partizani ringrihet nën Kërnajan: katër ndeshje pa humbje dhe rikthim në garë për “Final 4”

Data

Pas atij starti tejet të dobët me trajnerin Mlladen Milinkoviç në stol, Partizani duket se ka gjetur stabilitetin javët e fundit. Trajneri i ri, Oltijon Kërnaja, po e transformon skuadrën e kuqe, që nuk humbet prej katër javësh.

Në dy ndeshjet e fundit Partizani është ndeshur me Vllazninë dhe Elbasanin, dy skuadrat që kryesojnë renditjen e Abissnet Superiore. Në të dyja këto ndeshje ka barazuar dhe ka luajtur si i barabartë, madje në ndonjë moment më mirë se kundërshtari. Duket qartë se të kuqtë kanë gjetur stabilitetin e munguar në lojë dhe rezultate, duke rritur shanset për pjesëmarrjen e mundshme në “Final 4”.

Partizani ka vështirësi për të gjetur golin, ashtu si gjithë skuadrat e tjera të kampionatit, por tashmë nuk pëson më aq lehtë dhe krijon më shumë raste. Po të llogariten këtu edhe dëmtimet e shumta që kanë kryeqytetasit, kuptohet që ata kanë kualitet në grup për të qenë kompetitivë në garë.

Ndeshja e radhës për ekipin e drejtuar nga trajneri Kërnaja është me Bylisin në kryeqytet dhe pastaj vjen derbi me Tiranën. Dy ndeshje që shihen si një mundësi shumë e mirë për të ngjitur shkallët e tabelës së renditjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related