Në mes të skandalit: Pasuritë që Klosi nuk i deklaroi dhe hetimi që po zgjeron SPAK

Data

Pasuria e padeklaruar e deputetit socialist Ceno Klosi është kthyer në një prej çështjeve më të nxehta të hetimit, pasi dokumentet e reja të siguruara nga “Vetting” tregojnë një zinxhir pronash, kompanish dhe transaksionesh që nuk janë deklaruar kurrë në institucionet shqiptare. Në qendër të skandalit është një hotel historik në Londër, i regjistruar zyrtarisht në pronësi të kompanisë ku Klosi mban 33% të aksioneve.

Postet publike dhe konflikti i interesit

Më 7 qershor 2024, Klosi u emërua zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky pozicion përfshinte marrëdhënie të drejtpërdrejta me sektorin energjetik, investimet e huaja dhe projektet infrastrukturore — të gjitha fusha ku ligji kërkon transparencë absolute të pasurisë dhe interesave ekonomike.

Megjithatë, gjatë gjithë kohës që mbajti poste publike — si drejtor i Tatimeve, zv.ministër, dhe më pas deputet — ai nuk deklaroi kurrë aksionet që zotëronte në Londër, duke shkelur neni 4, pika “a” të ligjit për deklarimin e pasurisë. Ligji e detyron çdo zyrtar të raportojë plotësisht pasuritë brenda dhe jashtë vendit, përfshirë pjesët në kapital dhe çdo përfitim financiar.

Komapnia britanike dhe hoteli i padeklaruar

Sipas dokumenteve të HM Land Registry në Mbretërinë e Bashkuar, kompania First Bar Limited, ku Klosi zotëron 33% të aksioneve, bleu më 31 maj 2019 të drejtën e leasehold të një hoteli–pub historik të njohur si “The Foresters Arms” në Surrey, Londër. Çmimi i blerjes: 108 mijë paund.

Ky është një nga hotelet tradicionale britanike të ngritura në vitin 1861, i cili pas blerjes ka pësuar investime të dukshme në dekorim dhe shërbime të brendshme. Këto investime janë regjistruar në dokumentet zyrtare të kompanisë britanike, por asnjë prej tyre nuk është raportuar në deklaratat e pasurisë së Klosit në Shqipëri.

Pasuria e padeklaruar dhe shkeljet ligjore

Klosi nuk deklaroi:

  • Aksionet në “First Bar Limited”
  • Të drejtën e pronësisë së hotelit përmes kompanisë
  • Kreditë e përfituara nga bankat britanike në maj 2020
  • Fondet e kompanisë, që arrinin në:
    • 33 mijë paund (2020)
    • 121 mijë paund (2021)
  • Llogaritë bankare të kompanisë, që nga 18 mijë paund në 2020 u rritën në 72 mijë paund në 2021.

Të gjitha këto përbëjnë shkelje të drejtpërdrejta të ligjit për deklarimin e pasurive, të Kodit Penal dhe të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave.

Sipas nenit 22 të këtij ligji, zyrtarët ndalohen të zotërojnë aksione dhe përfitime aktive në shoqëri tregtare nëse këto përbëjnë burim ndikimi apo konflikti me funksionin publik. Klosi nuk ka hequr dorë nga aksionet, edhe pasi mori poste të larta ekzekutive.

Pikat e errëta dhe hetimi i ri për “Bankers Petroleum”

Ndërsa çështja e hotelit po kalon për verifikim të imtësishëm, SPAK po thellon hetimet edhe në një tjetër dosje ku emri i Klosit del i përfshirë: çështja “Bankers Petroleum”.

Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim institucionin e Tatimeve për procedurat e ndjekura gjatë periudhës kur ai drejtonte këtë institucion. Këto hetime lidhen me dyshime për:

  • trajtime preferenciale ndaj biznesit,
  • mosraportim të shkeljeve,
  • dhe çështje të mundshme të shmangies fiskale.

Për rreth 4 vite, Tatimet janë drejtuar nga Klosi, ndërkohë që dosjet ndaj tij vijojnë të shtohen. Deri tani, asnjë masë pezullimi apo ndalimi nuk është marrë ndaj tij, pavarësisht shkeljeve të përsëritura të pasurisë së padeklaruar.

A mund të ndodhin arrestime?

Burime nga sistemi drejtësisë theksojnë se:

  • Rasti i hotelit në Londër është një shkelje e rëndë formale;
  • Shuma e transaksioneve dhe aktiviteti financiar i padeklaruar e rëndon pozitën e tij ligjore;
  • Kombinimi me hetimet e “Bankers Petroleum” e vendos Klosin në një situatë të vështirë.

SPAK aktualisht po i trajton të dyja çështjet paralelisht, me të dhëna që mund të çojnë drejt një procedimi penal të zgjeruar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related