PD në krizë të hapur: rebelimi në Kamëz dhe grupi i Salianjit sinjalizojnë frakturë të re

Data

Partia Demokratike duket se po kalon ditët më të vështira që nga përplasja historike e vitit 2021-2022, (asokohe Sali Berisha u përjashtua nga PD me firmë të Lulzim Bashës dhe disa muaj më pas selia blu u përfshi nga dhuna mes demokratëve), me sinjale të qarta se tensionet e brendshme po kthehen në shpërthime të hapura. Ngjarjet e ndodhura këtë të mërkurë në degën e Kamzës, ku sjellja arrogante e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demorkatike, Flamur Nokës ndaj një zonje provokoi reagime të forta, kanë përshpejtuar fragmentimin e partisë.

Rebelimi i Kamzës nuk është një incident i izoluar, por një tregues se pakënaqësia në bazë dhe në strukturat vendimmarrëse po del më në fund në sipërfaqe. Goditjen më të fortë për Sali Berishën e dha Ervin Salianji, i cili mblodhi këtë të enjte një grup prej më të votuarve në primare, duke sinjalizuar lëvizje të organizuara kundër modelit aktual të drejtimit. Në takimin që zgjati rreth tre orë, morën pjesë figura të rëndësishme si Ilir Alimehmeti, Hysen Kadiu, Gentian Çela, Qani Xhafa, Aulon Kalaja, Ted Kopliku, Alma Kore, Parid Mahmutaj e Xhemal Gjunkshi.

Diskutimet u fokusuan në mënyrën se si PD mund të rikthehet në shinat e normalitetit, si dhe në mundësinë e thirrjes urgjente të Këshillit Kombëtar. Ky nuk ishte takim i rastësishëm: pjesëmarrësit paralajmëruan se mbledhje të tjera do të zhvillohen rregullisht, duke krijuar de facto një pol të ri brenda PD-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related