Home banking në rritje: 8.2 milionë transaksione nga shtëpia, por Shqipëria mbetet ndër vendet e fundit në Europë për përdorim online

Data

Shqiptarët po përqafojnë gjithnjë e më tepër mënyrat digjitale të marrjes së shërbimeve bankare. Kjo rritje është padyshim një tregues i rëndësishëm drejt zvogëlimit të përdorimit të parasë fizike. Rreth 8.2 milionë është numri i transaksioneve bankare të realizuara nga shtëpia përmes telefonit ose kompjuterit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, home banking është përdorur gati 22% më shumë se në periudhën janar-shtator të vitit të kaluar. Për sa i përket shumës së veprimeve të kryera, shifrat flasin po ashtu për një rritje me thuajse 15%. Në janar-shtator 2025 janë 1.9 miliardë lekë të kaluara nëpërmjet faqes së internetit apo aplikacioneve të bankave.Përgjatë këtij viti, megjithëse korriku ka shënuar rekord për numrin e transaksioneve, në qershor rezultojnë të jenë transferuar më shumë para.

Home banking, i quajtur ndryshe si bankingunë shtëpi, ofron akses në llogarinë tuaj online, si dhe mundësinë për të transferuar para ose për të kryer veprime të tjera me disa klikime të kursorit ose në ekranin e telefonit tuaj. Shërbimeve e ofruara përmes home banking ndryshojnë sipas bankave. Megjithatë, shumica e tyre ofrojnë një nivel bazë të shërbimeve online. Ato mund të ndahen në dy kategori kryesore, funksione transaksionale dhe jo-transaksionale. Funksionet transaksionale përfshijnë pagesën e kartës së kreditit apo shlyerjen e kësteve të kredisë, transferta midis llogarive personale, transferta në çdo llogari, në çdo bankë brenda dhe jashtë Shqipërisë, pagesat e faturave të telefonit, OSHEE dhe UKT etj.

Ndërkohë, funksionet jo-transaksionalepërfshijnë kontrollin e balancës dhe lëvizjet e llogarisë, urdhërpagesat periodike, gjendjen e kartave të debitit dhe kreditit, kreditë konsumatore dhe ato për shtëpi (pra mbetjet që duhen paguar, datat e pagesave, shuma e kësteve), detajet e depozitës tuaj me afat ose hapja e një depozite të re. Pavarësisht rritjes së përdorimit të homebanking, ne vijojmë të jemi ndër të fundit në Evropë për sa i përket përqindjes së popullsisë që e përdorin internetin për këtë qëllim. Sipas të dhënave nga Agjencia Evropiane e Statistikave (Eurostat), vetëm 18.5% e shqiptarëve e përdorin internetin për të marrë shërbime bankare online.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related