Artan Hoxha tregon pse Greqia e shpalli ‘non grata’: pyetje për Peshkëpinë, varrezat greke dhe rastin Kacifas

Data

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e “Off the Record” zbuloi shkaqet pse u shpall nga Greqia person “non grata”.

“Nuk e prisja, por nuk u habita me atë që bënë. Shkova të dielën për në Janinë, për ilaçe kryesisht pasi kam babain të sëmurë në spital. Oficeri i kufirit, më tha: po shoh këtu në sistem që kemi problem. Duhet të kalosh në vijën e dytë se s’ta jap pashaportën, duhet të shkosh atje të marrësh pashaportën. Në moment, iu ktheva, i thashë për çfarë bëhet fjalë? Nuk kam pasur ndonjë problem në Greqi. E dyta, unë jam gazetar, i thashë, dhe si rregull duhet të ma thuash se çfarë është. Kalo, tha, në vijën e dytë dhe aty duhet të japin sqarime të mëtejshme. U habita, kalova në vijën e dytë. Aty ishte një oficer tjetër, i cili bëri në fillim disa pyetje për gjeneralitetet.

Kjo nuk është e rrallë sepse në Shqipëri me emër dhe mbiemër Artan Hoxha janë 186 persona dhe këtë e kam mësuar kur kam shkuar për herë të parë për të marrë vizë ambasade amerikane, se ata na numërojnë mirë, dhe ai pyeti për gjeneralitetet, për babain, për nënën, pastaj me çfarë merresh. Pastaj, pyeti: ti e ke bërë këtë historinë? Duke filluar që nga masakra e Peshkëpisë, pastaj kishte zhvarrimet e Kosinës, ato të ushtarëve grekë, pra varrezat e ushtarëve grekë, deri te ngjarjet e fundit me Kacifas dhe këto me Belerin. Ai bëri vetëm pyetje dhe duke qenë që këto janë publike, ka ndodhur edhe në vende të tjera, se nuk është vendi i parë Greqia që të ndalon. Të kemi parasysh që në kufi ka edhe një lloj shorti, në çdo 10 veta njëri kalon në vijë të dytë”, tregoi Hoxha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related