Shkodër: Apartament i kthyer në bordello nga dy kineset, tre të arrestuar

Data

Në qytetin e Shkodrës është zbuluar një apartament i përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Apartamenti ndodhej në lagjen “Parrucë” dhe ishte marrë me qira nga dy shtetase kineze.

Gjatë ndërhyrjes së policisë u arrestuan tre persona. Dy shtetase kineze, Sh. J., 34 vjeçe, dhe Y. P., 46 vjeçe, kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për këtë veprimtari. Në pranga u vu edhe E. K., 37 vjeç, banues në Shkodër.

Autoritetet sekuestruan një shumë parash, e dyshuar se ishte përfituar nga prostitucioni, si dhe pesë celularë që shërbenin për komunikim.

Nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related