Muçi shpjegon: Pezullimi i Ballukut është plotësisht ligjor, ministrat nuk mbrohen me imunitet si deputetët

Data

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda dhe gjyqtari i Kushtetueses, Besnik Muçi argumentoi pse masa e GJKKO-së për pezullim nga ushtrimi ui detyrës së zv.kjryeministres Belinda Balluku është ligjore.

Ai theksoi se Balluku edhe pse deputete që gëzon imunitet, si ministre është e emëruar nga kryeministri Rama.

Pra ministrat nuk përjashtohen nga masa e sigurimit që vendosë një gjykatë dhe nuk ka nevojë për lejen e parlamentit.

Sakaq, ai shton se Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë një vendim që hedh poshtë masën e sigurimit të vendosur nga GJKKO, pasi do ishte antikushtetuese.

Besnik Muçi: Është pa përmbajtje si kazus kushtetues. Është një tollovi mediatike. Nuk ka ndërhyrje në ekzekutiv. Ndërhyrja është imagjinare. Çdo person është i barabartë para ligjit. Dhe SPAK heton çdo person ,që nga presidenti. Për të siguruar mbarëvajtjen e shtetit, që nga Magna Carta, fillohet të balancohet pushteti. SPAK është në ushtrimit të funksionit kushtetues. Ligji ka dhënë disa mbrojtje për disa persona, për shembull për deputetë nuk merren masa sigurimi, tani është lehtësuar imuniteti i deputeti, për të përgjuar, vetëm për kontroll banese dhe për arrest. Ka dhe një kategori tjetër me mbrojtje. Por ndaj procedimit penal nuk ka masa kushtetuese. Te masa sigurimit, ndër to është edhe pezullimi, neni 42 thotë nuk ushtrohet deputetëve dhe kryetarëve të këshillave. Ministri është i emëruar. A ka ministri garanci të tjera kushtetuese, nuk ka asnjë garanci. Për presidentin ka, për deputetët, për gjyqtarët, prokurorët, ka procedura të caktuara. Nuk parashikohet për anëtarët e qeverisë. Nuk kanë mbrojtje të veçanta. Masa është ligjore.

Sido të interpretohet kushtetuta, nuk del dot që Balluku gëzon imunitet. E pamundur. Nëse e vërejmë me kujdes, ministri gëzon imunitet, garancitë, por nuk gëzon pezullimin e ekzekutimit. Deputeti ka dhe një garanci, mos marrja e pezullimit të funksionit, pasi është i zgjedhur. Se është i zgjedhur. Kurse ministrat janë të emëruar. Qeveria është e emëruar. Edhe në interpretimin e nenit 103 e pamundur që të dalësh se Balluku gëzon imunitet.

Nëse GJK merr vendim në favor të faktit se masa është antikushtetues. E kemi cenim të pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri. Më duket e pamundur të dilet në këtë përfundim. Edhe SPAK nuk ka ndërhyrë në mandatin e Ballukut.

E ka thënë gjykata, në vendim e ka argumentuar në mënyrë të detajuar se është marrë kjo masë sigurimi. Kemi precedentin e largimit. Kemi një ish-zv.kryeministër të larguar, për vepra të lidhura me detyrën. Kriteri i dytë është vijimi i veprës kriminale. Qëndrimi në detyrë krijon mundësinë e vijimit të veprës kriminale. E treta është minimi i provave. Është reale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related