GJKKO refuzon dorëheqjen e Irena Gjokës: gjyqtarja mbetet në çështjen Gërdeci ndaj Fatmir Mediut

Data

Rrëzohet kërkesa e Irena Gjokës për tu dorëhequr nga çështja e Gërdecit në ngarkim të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.

Zëvendëskryetari i GJKKO Erjon Bani pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.

Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të mërkure. Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndërkohë seanca u shty në datë 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.

Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës.

Pas kësaj, vetë Gjoka kërkoi të largohej nga çështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related