Tajlanda nën ujë: 2.1 milionë të prekur dhe 13 viktima, marina mobilizon 14 anije dhe aeroplanmbajtësen

Data

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Tajlandë kanë prekur 2.1 milionë njerëz ndërsa 13 persona kanë humbur jetë.

Siç raporton gazeta “The Nation” me qendër në Tajlandë, Departamenti i Menaxhimit dhe Parandalimit të Fatkeqësive (DDPM) në ​​një deklaratë tha se numri i të prekurve nga përmbytjet në nëntë rajone në jug të Tajlandës ka arritur në 2.1 milionë ndërsa 13 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë, sipas lajmit të “Bangkok Post”, marina po përgatitet të dërgojë një flotë prej 14 anijesh, së bashku me një aeroplanmbajtëse në provincat jugore të prekura nga përmbytjet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related