Plagosja në Lushnjë, identifikohet i dëmtuari: Juli Pashakos, emër i njohur për policinë

Data

Zbulohet identiteti i personit të plagosur në Lushnjë. Bëhet fjalë për Julian Sulon, i cili njihet ndryshe si Juli Pashakos, i cili është një emër i njohur për policinë e shtetit. Juli i Pashakos” nga të gjithë njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, pjesëtarit të bandës së Lushnjes. Gjithashtu, ai njihet edhe si mik i Redjan Rrajës, i dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë. Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim.

Ndërsa më parë ndaj Sulos është bërë dhe një tentativë për ta vrarë, pasi ai është dhunuar fizikisht me leva, duke pësuar dëmtime të shumta, por autorët e këtij krimi nuk u zbardhën kurrë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related