“Artan Hoxha shpallet ‘non-grata’ në Greqi: policia e kthen mbrapsht si ‘rrezik për rendin publik’”

Data

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me ndalimin për të kaluar tokën greke pasi është shpallur persona non-grata dhe i është dashur të kthehet pas.

Në sportelin e kontrollit të pasaportave, atij iu komunikua se hyrja në Greqi nuk i lejohej, pasi konsiderohej “rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”.

Gazetarit iu mor pasaporta dhe ju vendos një kryq në vulën hyrës dhe ai u mbajt për rreth një orë në ambientet e Policisë greke. Në dokumentin që iu dorëzua thuhet se: “është karakterizuar si person i padëshirueshëm; Konsiderohet i rrezikshëm për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose më shumë shteteve të BE-së”.

Sipas komunikimit që i është bërë Hoxhës nga Policia greke, vendimi për ta shpallur “non grata” është marrë në fillim të vitit 2024, në kohën kur në Shqipëri gëlonte çështja e Fredi Belerit.

Artan Hoxha u shpreh për “TCH” se ky vendim nuk e ka befasuar. Ai tha se ishte duke udhëtuar drejt Janinës paraditen e së dielës, kur policia e kufirit i kërkoi të kalojë në vijën e dytë të kontrollit pasi kishte një vendim penalizmi për të. Autoritetet i shpjeguan se vendimi erdhi pasi “qëndrimet e tij si gazetar për vite me radhe ishin kundër interesave të shtetit grek”.

Ky nuk është rasti i vetëm që gazetarët shqiptarë shpallen “non-grata” nga shteti helen. Në 2012 i njëjti sanksion u vendos edhe ndaj gazetarit Marin Mema.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related