SPAK shtrin hetimet: të 7 lotet e Unazës së Madhe nën lupë, priten të pandehur të tjerë në dosjen “Balluku”

Data

SPAK po verifikon të gjitha procedurat tenderuese për 7 lotet e Unazës së Madhe, jo vetëm lotin 4 për të cilin tashmë është vënë nën hetim Belinda Balluku dhe vartësi i saj, Evis Berberi. Mes tyre kishte komunikime për të gjitha lotet në disa vite, 2021-2023 të ende pahapura.

Te Unaza e Madhe, janë në verifikim të shtata lotet, ka komunikime, procedura e ndjekur për tenderat është e ngjashme, me ndërhyrje dhe mbikëqyrje, paracaktim.

Unaza e Madhe e Tiranës, 28.7 kilometra, rreth 450 milion euro. Të gjitha lotet janë fituar me shumë afër fondit limit dhe në shumicën e rasteve janë skualifiuar firmat e tjera garuese.

 Priten të tjerë të pandehur për dosjen Balluku.

Përveç Unazës së Madhe, po verifikohen dhe vazhdon hetimi edhe për shumë procedura të tjera hetimore, ndërsa priten të tjerë të pandehur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related