I riu i armatosur kapet në BMW në aksin Lezhë–Shkodër, arrestohet 23-vjeçari nga Shkodra

Data

Një 23-vjeçar i identifikuar si, Xhordan Cafi, është arrestuar nga Policia në Lezhë pasi mbante armë zjarri në automjet.

Ai u arrestua në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, në fshatin Mabë, pasi gjatë kontrolleve në automjetin tip BMW që udhëtonte i riu u gjet një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

“Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, në fshatin Mabë, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip BMW që dyshohej se udhëtonte i riu i armatosur dhe e ndaluan për të ushtruar kontroll.

Gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit dhe të çantës që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, u ushtrua kontroll edhe në banesën e tij në lagjen “Salo Halili”, në Shkodër, ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike, e dyshuar kanabis.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. C., 23 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””,- njoftoi Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related