PD shpërthen ndaj Marta Kos: “U bë zëdhënëse e qeverisë së korruptuar, deklarata për zgjedhjet turpëron edhe Ramën”

Data

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, u pyet dje në Tiranë edhe për zgjedhjet e 11 majit. Ajo dha një vlerësim pozitiv për to, pavarësisht raportit kritik të ODIHR. “Zgjedhjet ishin të lira e të ndershme, është mirë kur marrim kritika për tu përmirësuar”, tha Kos gjatë konferencës së përbashkët për shtyp krah kryeministrit Edi Rama. Por kjo deklaratë shkaktoi reagime të forta në radhët opozitare në drejtim të komisioneres për zgjerimin në Bashkimin Evropian. Nga selia blu, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi, e quajti dje zyrtaren e Brukselit, një zëdhënëse të qeverisë së korruptuar. “Zonja Kos, të më gjej një rast të ngjashëm si ky: ky kryeministri shkon bën pazare me turqit, dhe 3 muaj më pas jua jep atyre tenderin, dhe unë do them që këto ndodhin edhe në Evropë.

U be zëdhënëse e një qeveria të korruptuar, të lidhur me kartelet”, deklaroi ai gjatë një konference për mediat. Më tej z. Bardhi në emër PD i konsideroi skandaloze pohimet e Komisioneres për zgjerim, duke kujtuar se raportin e ODIHR për 11 majit dhe konkluzionet se PS e shkriu shtetin njësh me partinë. “Ky pohim është një prej tyre që të skandalizon. Këtë pohim s’ka guxuar ta thotë as vetë Rama. Nga kjo deklaratë do turpërohej edhe vetë Rama se është deklaratë që turpëron këdo që guxon ta thotë. Kos ka detyrimin të jetë e vërtetë me qytetarët shqiptarë, të njohë autoritetin e OGIHR që nuk e thonë në raport atë që thotë Kos. Ky është raporti final dhe unë e sfidoj zyrtaren e Brukselit të na gjejë germën ku thuhet pohimi që bëri sot krah kryeministrit më të korruptuar në Europë. Raporti i ODIHR thotë se zgjedhjet nuk garantuan barazinë e palëve pjesëmarrëse, qytetarët dhe punonjësit u intimiduan, thotë që u zhduk vija ndarëse mes shtetit dhe partisë në pushtet.

E përkthyer shqip, në respektim të standardeve europiane të zgjedhjeve, ajo që ODIHR ka thënë se zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të ndershme. Shqiptarët presin që zyrtarët e Brukselit të bëhen zëdhënës të standardeve dhe vlerave europiane, për fat të keq me qëndrim e saj, kos u bë u bë zëdhënëse e një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me kartelet e drogës. Të deformosh realitetin, të mohosh atë që ODIHR e ka thënë e zeza mbi të bardhë, të dalësh në konkluzione të ndryshme nga ato që kanë dalë europarlamentarët që ishin vëzhgues, nënkupton që jo vetëm nuk ke respekt për veten, por që nuk ke asnjë fije respekti ndaj ndjeshmërisë së qytetarëve shqiptarë. Ne emër të PD ndjej keqardhje që Kos u bë zëdhënëse e qeverisë së korruptuar dhe të lidhur me kartelet e drogës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related