Vasili godet Ramën: “Mbrojtja e Ballukut është panik, jo solidaritet – drejtësia me regji po varroset përfundimisht”

Data

Në një studio televizive ish deputetei I Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, komentoi zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur te pezullimi i zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjatë një bisedë Vaili tha se, “mbrojtja publike që kryeministri Edi Rama i bëri Ballukut nuk është një akt solidariteti, por një lëvizje e dëshpëruar për të mbrojtur veten”.

Ai e cilësoi Ramën si një kryeministër ‘të dobët dhe të shantazhueshëm’. Sipas tij, vendimi i Ramës për të ‘investuar gjithë qeverinë’ në mbrojtje të Ballukut është një provë e qartë e ‘varrosjes së reformës në drejtësi’. Ai vuri në dukje një standard të dyfishtë flagrant, duke krahasuar këtë rast me atë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. ‘Për Ahmetajn, Rama tha ‘shyqyr që është SPAK-u’, ndërsa për Ballukun investon gjithë kabinetin. Ky investim nuk është për të mbrojtur Ballukun, por vetëm Edi Ramën,’ deklaroi Vasili, duke shtuar se mbi kryeministrin rëndojnë afera të shumta, nga inceneratorët te çështje të tjera të pa zbardhura.

Duke iu përmbajtur qëndrimit të tij të hershëm, Vasili e cilësoi sistemin e drejtësisë si ‘një drejtësi me regji’, të kontrolluar plotësisht nga pushteti. Ai përmendi rastet e hetimeve ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës si dëshmi të këtij kontrolli, duke argumentuar se goditja ndaj Ballukut erdhi vetëm kur ‘zullumi u bë shumë i madh’ dhe frika u përhap edhe brenda radhëve të mazhorancës. Gjatë intervistës ai bëri një kritikë të ashpër ndaj Komisioneres së BE-së për Zgjerimin, e cila i cilësoi zgjedhjet e 11 majit si ‘të lira dhe të ndershme’. Vasili e quajti këtë deklaratë ‘një nga rekordet më negative dhe më të errëta’ të një zyrtari të lartë të BE-së.

‘Kjo deklaratë, sipas Vasilit, kundërshton hapur raportet e OSBE/ODIHR-it, të Parlamentit Europian dhe vetë progres-raportin e BE-së. Është një akt i kompromentuar.’ Vasili i bëri thirrje gjithë opozitës të ndërmarrë një fushatë informuese ndaj të gjitha institucioneve europiane për të denoncuar këtë qëndrim.

Në fund, duke folur për rrugën që duhet të ndjekë opozita, Petrit Vasili ishte i prerë: ‘Për mua, e tërë opozita duhet të jetë në terren, anë e mbanë vendit. Terreni dhe vetëm terreni, mobilizimi popullor, është fuqia dhe mundësia e vetme që opozita në Shqipëri ka.’

Arnold Kariqi: Sigurisht lajmi i ditës së djeshmë dhe ditës së sotme është pezullimi nga detyra i zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, por dhe njëherësh si ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës. Ka shkuar edhe më tej GJKKO-ja duke i ndaluar dhe daljen jashtë vendit. zoti Vasili, së pari përpara se të shkojmë edhe në deklaratat e Ramës sot ku u duk sikur i doli, jo sikur, por i doli në mbrojtje. Pikë së pari zoti Vasili, si e shihni këtë vendim të GJKKO-së për Ballukun dhe cila është përgjigja juaj për skeptikët e drejtësisë që herë e quajnë të Ramës dhe herë e quajnë të pavarur?

Petrit Vasili: Unë nuk ndryshoj asnjë presje nga përcaktimi i drejtësisë me regji. Dhe këtu as mos prisni që unë të them të kundërtën.

Arnold Kariqi: Se po përdoret nga të majtët këto ditë, edhe nga analistët që thonë, ja drejtësia.

Petrit Vasili: Analistët me mirëkuptimin se ne po bëjmë bisedë serioze, njerëzit të cilët sipas lugës që u jep në mëngjes zyra e shtypit të Edi Ramës, vënë edhe dërdëllisin nëpër nëpër studio, nuk mund të jenë objekt i bisedës tonë, apo jo? Ne po flasim gjëra serioze. Pra them dhe njëherë tjetër, nuk ndryshoj asgjë nga ajo që kam thënë. Dhe nuk kam pse si ta ndryshoj sepse dy procese të turpshme ndaj presidentit të Partisë Ilir Meta, që fillon që nga rrëmbimi dhe qëndrimi i tij në mënyrën më të turpshme, më antiligjore dhe më mafioze në burg, njëkohësisht dhe procesi i hapur, që vazhdon të jetë i hapur, detyrim paraqitjes për zotin Berisha, qoftë edhe thirrja e tij gjoja për ngjarjet e 21 janarit, vazhdoi të më mbajnë të konsoliduar bindjen që është një drejtësi me regji. Në rastin konkret çfarë ka ndodhur? Po. Në rastin konkret ka ndodhur që kur zullumi bëhet shumë i madh, ekzistojnë edhe frikërat sepse mos na merr dhe ne me vete. Sepse po e keni parasysh që po të shikojmë dosjen e ndërtuar për zëvendëskryeministren dhe ta krahasojmë me atë me dosjen e një zëvendëskryeministri tjetër, po ky i urryer nga Edi Rama, ndërsa kjo tjetra e adhuruar apo jo? Për zotin Ahmetaj kam fjalën e tjerë.

Kemi një dosje goxha të rëndë për afera që janë dhjetra milionë euro e qindra me sa duken, me sa shohim në dosje që shtohen, ndërkohë që në krahun tjetër kishim disa akuza për lidhur me zotin Ahmetaj që ishin që s’kishin të bënin fare me thelbin dhe s’kanë asnjë krahasim. Dhe çfarë kemi parë? Çfarë kemi parë? Prandaj këtu është, këto dy shëmbujt janë, prandaj janë të forta, nuk merrem me skeptikët, e çorbës së prishur. Po flasim me gjëra shumë serioze.

Në të parin, për zotin Ahmetaj, Edi Rama tha, shyqyr që është SPAK-u, se po të ishte në dorën time tha, do t’ia bëja dhe më keq. Ju e mbani mend, do t’i nxirrja themelin, sikur s’e ka bërë. Në të dytin, thotë, unë investoj gjithë qeverinë, për ta mbrojtur. Dhe njëherësh, sot është një moment shumë i rëndësishëm për politikën shqiptare, sepse përfundimisht Edi Rama ka pranuar varrosjen e reformës në drejtësi në sy të përfaqësuesve të Bashkimit Europian, të kësaj Marta Kos-it që ishte aty. Sepse në momentin që që tha publikisht që do investojë qeverinë kundra këtij SPAK-ut të tij që e ka dashur, të cilit nuk mbarojnë tonelatat e lëvdatave për të, do të thotë që përfundimisht dhe formalisht, kishte mbaruar me kohë kjo histori e reformës së drejtësisë.

Sot përfundimisht u varros në sy të Bashkimit Europian, të atij Bashkimi Europian që ka shpenzuar gjithë ato para, por të cilat të gjitha janë shpërdoruar dhe kanë prodhuar këtë drejtësi që pamë. E vërteta, është kjo, që materialet e bëra publike, se sigurisht tashmë kjo u bë një zakon që materialet dalin dhe bëhen publike, rrëfejnë që këtu kemi të bëjmë qartas me Edi Ramën në violinë të parë dhe Balluku e të tjerë si ekzekutues të urdhërave, të vullneteve, të dëshirave, të detyrimeve dhe të borxheve që duhet të lajë Edi Rama me paratë publike të shqiptarëve. Dhe investimi sot nuk ka qenë investim për të mbrojtur Ballukun. Ta zgjidhim njëherë e përgjithmonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related