“SPAK rikuperon serverin e 21 janarit: Mahmutaj thotë se pamjet janë gati dhe parashikon gjykimin e Berishës”

Data

Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, deklaroi se serveri i kamerave të Kryeministrisë, i cili përmban pamjet e 21 janarit 2011, është rikuperuar pothuajse tërësisht nga SPAK, me ndihmën e specialistëve amerikanë.

Sipas Mahmutajt, rikuperimi i këtij serveri mund të përbëjë provë kyçe në hetimin e ngjarjes ku mbetën të vrarë katër protestues.
Ai tha se materiali i rikuperuar përfshin pamje dhe audio nga të gjitha kamerat e Kryeministrisë gjatë ditës së ngjarjes.

Duke komentuar pritshmëritë nga procesi gjyqësor, gazetari shprehu bindjen e tij se Sali Berisha do të përballet me drejtësinë për rolin e tij të pretenduar në ngjarje.
“Serveri është rikuperuar pothuajse i gjithi. Nga ekspertët që janë thirrur nga SPAK.

Amerikanët kam përshtypjen se e kanë rikuperuar serverin. Ai përmban të gjitha të vërtetat e 21 janarit. serveri është lidhur me kamerat dhe audiot me të gjithë kamerat e kryeministrisë. Serveri i ka të gjitha të rikuperuara.Berisha do të gjykohet si organizatori i vrasjes dhe drejtuesi i organizatës kriminale, që ka qëlluar mbi njerëzit”, tha Mahmutaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related