U ekstradua nga Italia: 38-vjeçari shqiptar akuzohet se vodhi dy Audi Q7 me skemë mashtrimi

Data

Një 38-vjeçar, i cili bashkëpunoi me dy italianë për të vjedhur dy Audi Q7 të marra me qira, është ekstraduar nga shteti fqinj. Edvaldo Nanushi, lindur në Manzë të Durrësit, është dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e e Krujës me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Blutë informojnë se Edvaldo Nanushi, në vitin 2017, bashkëpunoi me shtetasit italianë me iniciale M. C. dhe N. B., për të mashtruar përfaqësuesit e një subjekti në fushën e dhënies së automjeteve me qira dhe për t’iu marrë 2 automjete tip “Audi Q7”, të cilat nuk i kthyen më.

Njoftimi:

Interpol Tirana

Bashkëpunoi me 2 shtetas italianë, për të vjedhur nëpërmjet mashtrimit, 2 automjete tip “Audi Q7” të marra me qira, ekstradohet nga Italia, 38-vjeçari. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Itali, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Edvaldo Nanushi, 38 vjeç, të lindur në Manzë, Durrës.

Në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi Edvaldo Nanushi, në vitin 2017, bashkëpunoi me shtetasit italianë, M. C. dhe N. B., për të mashtruar përfaqësuesit e një subjekti në fushën e dhënies së automjeteve me qira dhe për t’iu marrë 2 automjete tip “Audi Q7”, të cilat nuk i kthyen më.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related