Kreu i PD, Sali Berisha qëndroi për më shumë se dy orë në ambientet e SPAK ku dha sqarime për ngjarjet e 21 janarit, ku u vranë 4 protestues.
Berisha tha para mediave se protesta u organizua nga Edi Rama dhe ai është pergjegjësi kryesor.
Kreu i PD theksoi se ushtarët e Gardës nuk kanë qëlluar nga brenda kryeministrisë, madhe thekson se nuk është dhënë asnjë urdhër.
Berisha tregoi edhe një episot, duke theksuar se “Basha dhe komandati i Gardës i kanë kërkuar që ta evakuonin”, por thotë se nuk pranoi.
“Ushtarët gardës nuk kanë qëlluar nga brenda. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Kurrë. Nuk mund të jepet urdhër.
Më pyetën a jeni takuar me Bashën? PO ka ardhur në zyrën time. Ishin thyer xhamat ngjitur me tavolinën time, ministri me komandantin e gardës më thanë të të evakuojmë, jo i thashë, sepse unë isha në zyrën time. Kisha takime. Nuk lëviz i kam thënë. Unë kam qëndruar në zyrë deri në fund”, tha Berisha.
