Menaxheri shqiptar ekzekutohet në SHBA, autori 65-vjeçar dorëzohet pas 20 minutash

Data

Detaje të reja dalin nga vrasja e 44-vjeçarit Francesk Shkambi, mbrëmjen e së dielës (16 Nëntor) jashtë restorantit Prime 7, ku punonte si menaxher, në Commerce Township.

Viktima, i njohur si Franco, u gjet i shtrirë jashtë restorantit me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në trup.

Pronari i “Prime 7”, Frank Gjuraj, kunati i 44-vjeçarit, u shpreh se viktimën e thirri një burrë jashtë për të folur dhe e qëlloi me armë. Franco i dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve.

“Nuk mund ta besoj që ndodhi kjo. Pse? Si? Për çfarë?”, tha Gjuraj.

Kur e njoftuan për të shtënat me armë, ai mendoi se ishte një shaka.

Sipas policisë, i dyshuari, 65-vjeçari Tonin Pjetri, u dorëzua rreth 20 minuta pas krimit.

Detektivët gjetën gjithashtu pistoletën, e cila ishte raportuar e vjedhur.

“Ata e njihnin njëri-tjetrin për një periudhë kohore, gjithçka u përshkallëzua në një mosmarrëveshje dhe i dyshuari qëlloi viktimën”, tha sherifi Michael Bouchard.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related