Një mjeke e Spitalit të Fierit është proceduar penalisht, pasi dyshohet se si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor ka humbur jetën një pacient.
Ndaj shtetases B.B., 56-vjeç, nisi procedimi në gjendje të lirë.
Më datë 30 tetor të këtij viti humbi jetën në këtë spital pacienti A.Z., 63-vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. B., 56-vjeç, banuese në Fier, me detyrë mjeke në spitalin e Fierit, pasi dyshohet se si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor, më datë 30.10.2025, ka humbur jetën, në këtë spital, shtetasi A. Z., 63-vjeç”,-thuhet në njoftim.
