Sheqeri në gjendje kritike: 10 plumba në atentatin e Rinasit, vijon i intubuar në Traumë

Data

Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin e Rinasit, ku u vra Gilmando Dani vijon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ai ndodhet në Spitalin e Traumës që prej 11 nëntorit teksa burime bëjnë me dije se  ai vazhdon të mbahet i intubuar nën kujdes intensiv.

Shaljani, punonjës i AMPS-së (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ) u godit me 10 plumba në atentat, dy prej të cilëve i ka marrë në kokë dhe 8 në trup.

Dyshohet se ai dhe Gilmando Dani i njohur ndryshe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ishin miq prej kohësh dhe kishin shkuar së bashkë në një udhëtim në Barcelonë. Në kthim ata janë ekzekutuar pak çaste pasi kanë lënë ambjentet e aeroportit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related