Tragjedi në Brest: Çift shqiptarësh gjenden të pajetë, dyshohet vrasje–vetëvrasje

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Brest në Francë, ku një çift shqiptarësh është gjetur pa shenja jete brenda një banese.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 të ditës së djeshme ku pas të shtënave me armë banorët e lagjes Europe kanë telefonuar policinë.

Këta të fundit kur kanë mbërritur në banesë kanë gjetur të vdekur burrë e grua,  30 dhe 36 vjeç me orgjinë shqiptare si dhe një pushkë gjahu pranë tyre.

Sipas raportimeve, hetuesit kanë dyshime se burri ka vrarë fillimisht gruan me armë gjahu pastaj ka vrarë veten.

Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë, sakaq bëhet me dije se çifti ishte prindër i dy fëmijëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related