Skandal urbanistik në Tiranë: Nënkryetari i Bashkisë, Blendi Sulaj, akuzohet për ndërtim jashtë lejes në Mjull Bathore

Data

Një skandal ka dalë në dritë për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, lidhur me një objekt banimi që ai ka në pronësi në zonën e Mjull Bathores.

Investigimi/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës shkel lejen e
Planvendosja e miratuar

Sipas dokumenteve thuhet se banesa është ndërtuar duke devijuar nga kushtet e lejes së miratuar dhe jashtë kufijve të pronës së regjistruar në kadastër.

Objekti ndodhet në rrugën “Ramazan Bregu”, Mjull Bathore, njësia strukturore FA/2 Tiranë në pronësi të Blendi Sulajt dhe me zhvillues po Blendi Sulajn dhe subjekt ndërtues shoqëria “Ndërtim Projektim Alliu Sh.P.K.”

Sipas dokumenteve të mbërritura në CNA, detajet në lidhje me devijimet nga leja e ndërtimit janë bërë në pjesët e renditura si më poshtë.

Devijimi 1

Në zonën jugore të truallit, muri rrethues është ndërtuar përtej kufijve të pronës së regjistruar në kadastër. Si rrjedhojë, ky devijim sjell ndërtim pa leje, shkelje të kufijve të pronës, mospërputhje me koordinatat e kufirit kadastral dhe cenim të distancave të detyrueshme sipas lejes së miratuar.

Devijimi 2

Pishina e jashtme është e ndërtuar pjesërisht jashtë pronës. Pishina e realizuar në pjesën jugore është ndërtuar pjesërisht jashtë kufijve ligjorë të truallit, duke krijuar shkelje të sipërfaqes private të palëve të tjera dhe uzurpim të saj. Njëkohësisht pishina nuk është realizuar sipas projektit të miratuar. Ndërtimi i saj konsiston në ndërtim pa leje dhe jashtë kufirit të pronës, nuk përputhet me planin e pishinës dhe sistemimit të miratuar.

Devijimi 3

Muri rrethues në pjesën perëndimore shkelje të trupit të rrugës të miratuar nga Bashkia e Tiranës

Sipas dokumenteve të siguruara nga CNA, nënvizohet se në pjesën perëndimore, muri rrethues ka shkelur hapësirën publike të rrugës sipas planit të miratuar pranë Drejtorisë së GIS-Kadastrës, Bashkia Tiranë, duke rezultuar në ndërtim pa leje jashtë kushteve të miratuara të lejes së ndërtimit dhe duke uzurpuar hapësirën publike. Gjithashtu, në lejen e miratuar janë parashikuar portat e aksesit në murin rrethues sipas plan-sistemimit të miratuar, por të cilat nuk janë respektuar.

Në këtë rast kemi ndërtim pa leje, shkelje të vijës së ndërtimit dhe shkelje të distancave të miratuara nga trupi i rrugës në lejen e miratuar dhe zënie e shfrytëzim të hapësirave të parashikuara për qarkullim publik.

Investigimi/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës shkel lejen e
Plansistemi dhe muri rrethues sipas lejes së ndërtimit të miratuar
Investigimi/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës shkel lejen e
Baza grafike për situatën e shkeljes së lejes së ndërtimit dhe ndërtimet pa leje

Devijimi 4

Muri rrethues nuk ka respektuar formën e miratuar dhe ka ndryshime në lartësi dhe material.

Muri perimetral është realizuar si mur i lartë dhe i mbyllur (me bllok/muraturë), ndërkohë që leja e miratuar parashikon: kangjella metalike, lartësi të reduktuar, transparencë vizuale. Ky ndryshim përbën devijim të dukshëm nga leja e ndërtimit.

 

 

Investigimi/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës shkel lejen e
Muri rrethues i miratuar në projektin e lejes
Investigimi/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës shkel lejen e
Muri rrethues i ndërtuar pa leje dhe në shkelje të kushteve të lejes

Plani i sistemimit ka shkelje të lejes së miratuar

Elementët e sistemimit (shëtitore, shkallë, rampa, gjelbërim, ndarje në nivelet e terrenit) nuk përputhen me planin e miratuar, duke sjellë ndërtim pa leje, ndryshim të kuotave të terrenit, modifikim të formës së oborrit dhe hapësirave funksionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related