BE paralajmëron: Abuzimi me burimet publike gjatë fushatave dëmton barazinë zgjedhore

Data

Përfaqësuesi i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka ngritur shqetësimin për abuzimin me burimet publike gjatë fushatave zgjedhore, duke theksuar se kjo praktikë dëmton ndjeshëm barazinë në garën elektorale.

Gonzato u shpreh se raportet e OSBE/ODIHR kanë evidentuar mungesën e një fushe të barabartë loje për shkak të përdorimit të strukturave dhe burimeve shtetërore në favor të partisë në pushtet.

“Nuk shoh një lidhje të drejtpërdrejtë. E dini që OSBE/ODIHR thekson mungesën e një fushe të barabartë loje për shkak të abuzimit me burimet publike dhe strukturat publike gjatë fushatës,”tha Gonzato.

Ai theksoi nevojën për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, duke përshëndetur vendimin e parlamentit për ngritjen e një komisioni të posaçëm.

 “Administrata publike është një çështje shumë më e gjerë dhe ka të bëjë me garantimin që nëpunësit civil të ngrihen në detyrë në bazë të meritës. Është një proces shumë më i gjerë që lidhet me ofrimin e perspektivës për karrierë,”shtoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related