“Arrestohet në Shkodër 33-vjeçari i kërkuar për kultivimin e mbi 10 mijë bimëve kanabis në fshatin Kir”

Data

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 33-vjeçar si bashkëpunëtor në mbjelljen e 10 274 bimëve narkotike, në fshatin Kir.

Ai ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

33-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 10.08.2023.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related