“Balla dënon sulmin e Berishës ndaj ambasadorit të BE: Do kërkojmë masë disiplinore në Komisionin e Etikës”

Data

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka dënuar ‘sulmin’ që kreu i PD-së, Sali Berisha bëri ndaj ambasadorit të BE-së.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se ligjin e anti-diskriminimit e keni votuar vetë në vitin 2010.

“E dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në këtë foltore kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri. Ky sulmi përsëritur  kundër ambasadorëve të SHBA , kundër të tjerëve të vendeve mike, ambasadorit të BE, bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës. BE mbetet partneri ynë më i rëndësishme dhe se brenda 2030 Shqipëria do të jetë në BE, pavarësisht orientimit tuaj në këtë aspirate historike. E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Sa i përket këtij sulmi, do depozitojmë kërkesë pranë komisionit të etikës që deputeti në fjalë të japë shpjegimin dhe që Kuvendi të ndalë sulmet. Një prej arsyet e shpalljes non grata janë sulmet ndaj ambasadorëve.

Zotëria sapo gënjeu publikisht. Merre lexoje ligjin, e keni votuar me firmën e Sali Berishën. Në ligj sanksionohet qartë që gjini ka vetëm burra dhe ka vetëm gra. Kjo është rregulluar edhe me amendamentin e propozuar prej meje dhe dy kolegëve të tjerë. Informoj publikun shqiptar që do e nxjerrim lakuriq atë që gënjen sot, është konventa e Stambollit e ratifikuar nga ky Kuvend në vitin 2012. E kam votuar edhe unë por nuk jam burracak. Gratë dhe burrat do të paguhen të gjithë njësoj, është qëndrimi i kësaj shumice që sot”, u shpreh Balla.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related