Takimi mes Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe JD Vance në Zyrën Ovale ishte i mbushur me tensione dhe akuza.
Në një moment të fortë, JD Vance, nënkryetar i SHBA-së, ndërhyri dhe e sfidoi Zelenskyn, duke e pyetur nëse kishte thënë ndonjëherë faleminderit gjatë takimit. Pasi Zelensky e mohoi, Vance e akuzoi për fushatë kundër republikanëve në Pensilvani.
Zelensky u përpoq të shpjegonte se fliste për luftën, por Trump e ndërpreu duke e theksuar se Ukraina ishte në telashe të mëdha dhe se situata ishte shumë më serioze se sa mund të duket
