“Bardhi kërkon shtyrjen e shqyrtimit të buxhetit: Duhet të vijë bashkë me paketën fiskale”

Data

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi u shpreh se shtyrja për javën pasardhëse duhet të bëhet me qëllim, që së bashku me këtë projektligj të jetë dhe paketa fiskale.

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gamzent Bardhi ka sygjeruar që shqyrtimi për projektligjin e buxhetit të shtetit, të shtyhet për javën tjetër. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi u shpreh se shtyrja për javën pasardhëse duhet të bëhet me qëllim, që së bashku me këtë projektligj të jetë dhe paketa fiskale.

Propozimi i Bardhit erdhi pasi pas deklaratës së ministrit të Financave, i cili tha se paketa fiskale është në shqyrtim e sipër dhe se do të jetë gati javën tjetër.

“Kalendari i posaçëm që ne miratojmë sot, nuk do të përfshirë vetëm shqyrtimin e projektligjin e buxhetit, se rregullorja na flasin për një kalendar të veçantë, që përfshihet dhe paketa fiskale. Nuk kemi qenë ne drejtimin e Kuvendit, që ky Kuvend që kur drejtohej nga Gramoz Ruci ,ka ndodhur dy herë në 12 vite që Konferenca e Kryetarëve nuk ka pranuar prezantimin e projektligjin e buxhetit pa ardhur paketa fiskale.

Ju ftoj të respektoni kushtetutën, Nëse ministria kërkon 1 javë kohë për të përmbyllur paketën fiskale, mund të ngushtohet kalendari që të arrijmë afatet e miratimit brena këtij viti, por duhet që projektligji i buxhetit të vijë bashkë me projektligjet financiare. Ministri sapo konfirmoi që është duke bërë një paketë. Meqë thotë që vjen javën tjetër, ta miratojmë javën tjetër”, tha Bardhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related