“Bardhi: Balluku rrëzoi ofertën 150 mln euro për t’i dhënë tunelin e Llogarasë kompanisë turke me 190 mln euro”

Data

Belinda Balluku në cilësinë e Ministres së Inftrastrukturës ka kërkuar që të rrëzohet oferta 150 milionë euro për tunelin e Llogarasë që tenderi të fitohej nga kompania turke që kishte ofruar 190 milionë euro. Ky fakt ekzpozohet në dosjen e SPAK për tunelin e Llogarasë, teksa është bërë publik nga kreu i Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi, në një deklaratë për mediat. Gazmend Bardhi zbuloi dhe detaje të tjera të dosja që faktojnë se si Balluku dhe ish kreu i ARRSH Evis Berber paracaktonin fituesit e tenderave.

Zv Kryeministrja Belinda Balluku, e cila është në hetim nga SPAK për tunelin e Llogarasë, ka kërkuar që të rrëzohet oferta e kompanisë shqiptare që ofroi 150 milionë euro për ndërtimin e tunelit në mënyrë që tenderin ta fitonte kompania turke, Interkar ASL.

Ky fakt sipas kreut të Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi është i dokumentuar në dosjen e SPAK pasi është zbuluar nga komunikimet e saj me ish Drejtorin e ARRSH, Evis Berberi.

Gazmend Bardhi zbuloi dhe detaje të tjera nga dosja hetimore që sipas tij ekspozojnë manipulimin e këtij tenderi për llogari të kompanisë turke që nisi punimet ende pa u shpallur fituese.

Kreu i grupit Parlamentar kishte dhe një përgjigje për avokatët mediake të Belinda Ballukut që këtë tender e cilësojnë si gjeopolitik. Zv Kryeministrja Belinda Balluku është nën hetim per tenderin 190 milionë euro për tunelin e Llogarasë, ku ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related