“Klevis Balliu pas publikimit të përgjimeve: Banda e pushtetit vjedh dhe shan popullin — protesta është detyrim kombëtar”

Data

Deputeti i PD-së Klevis Balliu me anë të një videoje të ndarë në rrjetet sociale ka reaguar ndaj përgjimeve të dosjes Balluku. Balliu thekson se kemi të bëjmë me një bandë hajdutësh që vjedhin dhe shajnë.

Më tej ai shton se korrupsioni i Ballukut tregon fytyrën e shëmtuar të pushtetit.

Ndërkohë që bën thirrje se protesta është një detyrim kombëtar.

Postimi i Balliut:

Një bandë hajdutësh e zhytur në banalitet e vulgaritet, që shan, kërcënon dhe vjedh një popull të tërë.

Përgjimet e Lubi Ballukut tregojnë fytyrën e shëmtuar të pushtetit: njerëz që flasin me gjuhë rrugësh dhe bëjnë pazare me paratë e qytetarëve.

Kjo është banda që sundon Shqipërinë — një përzierje e korrupsionit, arrogancës dhe degjenerimit moral.

Nuk mund të lejojmë më që vendi ynë të qeveriset nga kjo babëzi dhe poshtërim i çdo vlere.

Protesta është sot një detyrim kombëtar

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related