“Vlora: Arrest në burg për Bertil Alliaj, vrau kushëririn në Gjorm – i dënuar më parë për masakrën e Çoles”

Data

Gjykata e Shkallës së parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “ arrest ne burg” për Bertil Alliaj, i cili akuzohet se vrau me armë zjarri djalin e xhaxhait të tij, Dalan Alliaj, në fshatin Gjorm të Vlorës.

Seanca e cila ka zgjatur për më shumë se 60 minuta është drejtuar nga gjyqtar Etien Isak ndërsa Alba Meta prokuror. Gjate seancës i pandehuri ka theksuar “nuk jam në gjendje të flas, jam dakord me avokatin”.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në fshatin Gjorm të Vlorës, ndërsa autori tha se krimin e kishte kryer për një arsye të fortë, por pa specifikuar realisht shkakun e konfliktit mes tyre. Ai u arrestua në malet e fshatit Gjorm pas disa orësh kërkime nga policia. Gjatë kontrollit fizik, iu gjet një armë zjarri e llojit “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e krimit, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë.

Bertil Alliaj rezulton person në kërkim prej vitesh dhe i dënuar me 35 vite burg për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, në lidhje me masakrën e Çoles në vitin 2015.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related