Raport alarmant i KLSH: 40.5 miliardë lekë nga buxheti për të shlyer borxhet e kompanive të falimentuara

Data

Raporti i auditimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit prezantuar dje nga drejtuesi i këtij institucioni, Arben Shehu në Komisionin e përbashkët për Nismat Qytetare dhe në Komisionin e Ekonomisë zbuloi një sërë gjetjesh skandaloze lidhur me menaxhimin e buxhetit të shtetit. Njëra prej tyre lidhet me garancitë shtetërore. Raporti zbulon se një pjesë e konsiderueshme e subjekteve përfituese, sidomos në sektorin strategjik të energjisë dhe ujësjellësve, nuk po shlyejnë kreditë e garantuara nga shteti.

Si pasojë, buxheti i shtetit është detyruar të ndërhyjë duke paguar shuma marramendëse për të mbuluar paaftësinë e tyre paguese duke rritur rrezikun fiskal dhe ekspozimin e buxhetit të shtetit. Vetëm në vitin 2024, janë paguar 40.5 miliardë lekë nga taksat e qytetarëve për të shlyer borxhet e të tjerëve. Kjo situatë ka rritur ndjeshëm ekspozimin fiskal të vendit. Për më tepër, agjencia e posaçme e ngritur për të menaxhuar dhe rikuperuar këto kredi të këqija ka rezultuar plotësisht inefektive, duke dështuar të zbatojë masa ligjore dhe administrative për kthimin e parave në buxhet. Kjo dëshmon për një dështim të plotë të mekanizmave kontrollues, duke e lënë buxhetin të pambrojtur përballë borxheve të këqija.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related