Shehaj: Rama përdori Kushtetuesen për të mbrojtur Veliajn dhe për të goditur SPAK-un

Data

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë kryetarin e Bashkisë Tiranë, ishte i orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Kreu i Mundësia, teksa e quan vendimin e Kushtetueses skandaloz, thekson se kjo gjë i duhej kryeministrit Edi Rama, për të mbrojtur Erion Veliajn dhe për të goditur SPAK-un. Duke folur nga ambientet e jashtme të Gjykatës Kushtetuese, Shehaj thekson se kjo është koha kur Edi Rama ka nisur luftën e vërtetë me drejtësinë e cila kërkon t’i japë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

“Ditën e djeshme Edi Rama ka përdorur armën më të fortë që ka kundër SPAK-ut dhe kundër drejtësisë. Ka përdorur Gjykatën Kushtetuese për të goditur SPAK-un në mbrojtje të Erion Veliajt. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një vendim që i duhej Edi Ramës dje që sot të kërkonte lirimin e Erion Veliajt. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz. Praktikisht Gjykata Kushtetuese tha ‘që një kryetar bashkie pavarësisht se është në hetim për korrupsion, pavarësisht se është në burg prej 8 muajsh, ai duhet të vazhdojë të jetë kryetari i Bashkisë së Tiranës’. Dhe këtë Gjykata Kushtetuese e bën qartësisht për llogari të Edi Ramës i cili nuk ka më se si të fshihet dhe duhet të fillojë të sulmojë drejtësinë sepse po venë drejt Edi Ramës. Pasi SPAK-u ka arrestuar Erion Veliajn, po heton Ballukun, po heton njerëzit më të afërt të Edi Ramës, tani nuk ka më kohë, tani po fillon lufta e vërtetë midis politikës së korruptuar dhe drejtësisë që kërkon t’i japë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri”, deklaroi dje Shehaj për mediat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related