Ndoja: Rama po ushtron presion ndaj drejtësisë për të ndikuar në çështjen Veliaj

Data

Deputeti demokrat Arjan Ndoja ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt. I ftuar në një emision televiziv, Ndoja e cilësoi deklaratën e Ramës, ku ai tha se “Veliaj duhet liruar që të shërbejë qytetarëve”, si një përpjekje për të ndikuar dhe intimiduar drejtësinë.

“Në pikën e tretë të deklaratës së Ramës, shihet qartë një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ai i thotë në mënyrë të tërthortë gjyqtarëve: nëse s’e quajtët shkarkimin të drejtë, atëherë pse e mbani në burg? Lëreni të kthehet në detyrë,” deklaroi Ndoja.

Deputeti i PD-së theksoi se Rama, ndonëse përpiqet ta paraqesë si qëndrim institucional, po tenton të përdorë vendimin e Kushtetueses për t’i dhënë legjitimitet politik Veliajt, i cili ndodhet nën hetim për çështjen e inceneratorëve.

“Kryeministri po shfrytëzon një vendim juridik për qëllime politike. Ai po dërgon sinjale presioni ndaj sistemit të drejtësisë që të rishikojë masën e sigurisë ndaj Veliajt,” shtoi Ndoja.

Sipas tij, pavarësisht dallimeve politike, opozita është e qartë: kërkon që Veliaj të përballet me drejtësinë për akuzat ndaj tij, por jo duke u shkelur Kushtetuta.

“Ne nuk po e mbrojmë individin, por parimin kushtetues. Rama po tenton ta shndërrojë vendimin në një mjet presioni ndaj institucioneve,” tha Ndoja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related