Boçi: Hetimet ndaj Ballukut, goditje për Ramën dhe aferat korruptive të qeverisë

Data

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi është shprehur se hetimet për zëvendëskryeministren Belinda Balluku janë një goditje fatale për kryeministrin Edi Rama, pasi është zëvendëskryeministrja e dytë që akuzohet.

Në një prononcim, Boçi ka deklaruar se Rama është njeriu që ka në dorë të gjitha aferat korruptive që janë bërë në Shqipëri dhe se është i akuzuar drejtpërdrejt për to.

“Kjo është goditje fatale për Ramën se është zëvendëskryeministrja e dytë që akuzohet.

Çdo zëvendëskryeministër merr përgjegjësitë e kryeministrit. Kjo nxjerr në pah implikimin e kryeministrit.

Kjo është një goditje e madhe. Duhet të ketë vendimmarrje deri në dorëheqje. Rama di gjithçka ka miratuar gjithçka. Ai është njeriu që ka dorë në të gjitha aferat korruptive që janë bërë në Shqipëri.

Rama është drejtpërdrejtë i akuzuar për të gjitha aferat korruptive që janë bërë në Shqipëri”, tha Boçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related