Rrëshqitje dheu në Kenia dhe Uganda, mbi 25 të plagosur dhe më shumë se 30 të zhdukur

Data

Qeveria keniane ka konfirmuar se 21 persona kanë vdekur pas një rrëshqitjeje dheu në pjesën perëndimore të vendit, e cila u shkaktua nga reshje të rrëmbyeshme shiu, kurse në shtetin kufitar të Ugandës ka pasur të paktën 4 viktima të tjera.

Ministri i Brendshëm Kipchumba Murkomen tha se trupat ishin transferuar në një pistë ajrore aty pranë, pas rrëshqitjes së dheut në Marakwet East vonë të premten në mbrëmje.

Ai tha në rrjetin X se më shumë se 30 persona rezultojnë ende të zhdukur, pasi familjet e tyre i kanë raportuar, ndërsa 25 persona me lëndime të rënda janë transportuar me helikopter për të marrë kujdes të mëtejshëm mjekësor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related