Sipas mediave vendase, flakët shpërthyen rreth orës 15:00 me orën lokale, në një kohë kur dyqani ishte plot me klientë që po bënin pazar për “ditën e pagës” dhe në prag të Ditës së të Vdekurve, një festë tradicionale meksikane.
Mes viktimave raportohen të paktën gjashtë të mitur, dy gra shtatzëna, disa të moshuar dhe punonjës të dyqanit. Shërbimet e emergjencës ndërhynë me helmeta oksigjeni dhe automjete zjarrfikëse, ndërsa banorët përpiqeshin të ndihmonin në evakuimin e të bllokuarve.
Autoritetet lokale kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa policia nuk përjashton asnjë pistë, përfshirë atë të një defekti elektrik apo neglizhence njerëzore.
